Lajme

KQZ shfrytëzon vetura me qira, shpenzon mijëra euro

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 04 March 2018

Edhe pse rreth 10 mijë vetura zyrtare kanë institucionet e vendit, rreth 22 institucione të Kosovës, qendrore dhe lokale janë përfshirë në procesin e marrjes me qira të automjeteve, ndër to së fundmi edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me dhjetë vetura të tipit “Reno-megana”.

Zyrtarë të KQZ-së përveç se kanë pranuar se janë qira-marrës të automjeteve, nuk kanë treguar për shumën, shfrytëzimin, operatorin dhe shumën e mjeteve.

“Ne jemi të përfshirë në procesin e marrjes me qira përmes Autoritetit Qendror të Prokurimit. Çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen, kohën e zbatimit, operatorin, shumën e mjeteve, etj., janë në kompetencë të AQP-së”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Komsionit Qendror të Zgjedhjeve Enis Halimi për KosovaPress me një shkresë elektronike.

-Advertisement-

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike, kanë thënë për KosovaPress, se edhe KQZ kohën e fundit ka marrë vetura me qira për kryerjen e punëve me këtë veprim.

Përfituesi i këtij tenderi rreth 7 milionë euro ka treguar se kontrata e cila është nënshkruar me Qeverinë e Kosovës, konkretisht me Autoritetin Qendror të Kosovës është nënshkruar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa ka filluar të implementohet në fund të muajit janar të vitit 2018.

Drejtori i sallonit të automjeteve “Auto mita” Zgjim Mita ka thënë për KosovaPress se kontrata përfshinë gjithsejtë 358 votuara.Sipas tij, vlera e kësaj kontrate e cila është përfshitë në dy llote, është me kohë zgjatje prej 5 vjet e gjysmë në vlerë prej 6.7 milionë euro.

Ndër institucione të tjera të cilat janë të përfshira në procesin e marrjes me qira të automjeteve janë edhe Komuna e Prishtinës, Komuna e Lipjanit, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera