Bledi Shkëmbi zbulon turpin e kryesisë së Lirisë
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 04 March 2018
Për të sqaruar më mirë situatën te klubi prizrenas dhe deklaratat e tij të fundit, trajneri i Lirisë, Blendi Shkëmbi ishte i ftuar në një lidhje direkte me emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport.
Sot Lazio-Juventus, ç’mendim keni për bardhezinjtë?
Blendi Shkëmbi: Në fakt unë mendoj se Juventusi më ngjan me Skënderbeun, për dominimin që kanë në ligat respektive.
Po Liria me cilën skuadër ngjan?
Blendi Shkëmbi:Do ta krahasoja me Lazion, për ecurinë, por jemi ende shumë larg bardhekaltërve.
Ku ndryshon kampionatin shqiptar, nga ai kosovar?
Blendi Shkëmbi: Ndryshimi i parë lidhet me stadiumet dhe fushat e stërvitjes. Kampionati shqiptar, përfshi trajnerët dhe futbollistët, është disa vite para kampionatit kosovar, pasi në Shqipëri ka më shumë profesionalizëm. Gjithsesi, mund të them se në Kosovë shoh një dëshirë më të madhe për t’u përmirësuar dhe shumë shpejt do të rritet shumë rivaliteti edhe këtu.
Pak ditë më parë, një trajner i Vala Superligës kritikoi trajnerët e ardhur nga Shqipëria, duke u shprehur se shumë shpejt do të kthehen andej nga kanë ardhur. Si e komentoni këtë deklaratë?
Blendi Shkëmbi: Nuk duhet t’i japim rëndësi asaj deklarate, pasi në Kosovë janë 12 skuadra në Superligë dhe 9 janë trajnerë kosovarë e 3 shqiptarë. Nga ata 9, vetëm njëri ka shprehur këto kundërshti, ndaj nuk ia vlen t’i japim rëndësi. Si unë, ashtu edhe Josa e Magani, kemi ndjerë mbështetjen dhe ngrohtësinë e kolegëve kosovarë.
Na shpjegoni pak deklaratat e djeshme. Si është situate te Liria?
Blendi Shkëmbi: Është Mirsat Çollaku, që më bëri ftesë për t’u bërë pjesë e Lirisë dhe më konfirmoi se objektivi është që të ndërtohet një skuadër e fortë dhe profesioniste. E pranova me dëshirë dhe presidenti më la dorë të lirë për të bërë merkaton. Kam afruar disa lojtarë shqiptarë, por ka edhe lojtarë maqedonas, apo kosovarë, që i kam afruar unë. Para një muaji, Çollaku ka dhënë dorëheqjen dhe tani është i komanduar një president tjetër.
Pse me presidentin aktual nuk janë raportet e mira?
Blendi Shkëmbi: Këto ditët e fundit kuptova edhe unë se çfarë po bëhej dhe si ishte problem. Gjatë gjithë vitit kemi pasur probleme financiare, por ishim të qetë, sepse ish presidenti na gjente zgjidhje vazhdimisht. Gjithsesi, pavarësisht këtyre problemeve, ne ishim të bindur të vazhdonim, bashkë me futbollistët. Me ardhjen e kryetarit të ri, shumë njerëz në klub ndryshuan qëndrim karshi meje dhe disa futbollistëve, ndërsa dëgjoja që kishte edhe pakënaqësi ndaj punës tonë. U kërkova ballafaqim ,por më thanë se ishin vetëm pak të mërzitur për shkak të eliminimit nga Kupa, por pjesa tjetër ishte në rregull.
Futbolli nuk ka pasaportë. Pse i mëshoni kaq shumë kësaj shprehjeje?
Blendi Shkëmbi: Me kryesinë e re, kam dëgjuar shumë fjalë të tipit ‘trajneri ka sjellë shqiptarët e tij’. A thua se ata po marrin miliona euro te Liria. Emrat shqiptarë të futbollistëve, janë një luks për atë kampionat, pasi kanë shumë eksperiencë dhe nivel për të përfaqësuar skuadrën dhe unë dua t’i falënderoj që erdhën të më ndihmonin mua në këtë eksperiencë timen. Kohët e fundit pati edhe situate të rëndomta, pasi paguheshin vetëm një pjesë e lojtarëve dhe porositeshin që të mos tregonin, se ndoshta jo të gjithë do të paguheshin. ‘Merri ti lekët, por mos u ndje, sepse të tjerëve nuk ju japim’, ishte kërkesa e tyre ndaj futbollistëve që kanë paguar.
Cili është pozicioni juaj tani te Liria?
Blendi Shkëmbi: Në një klub, në qoftë se kryesia, presidenti dhe trajneri, nuk shkojnë, gjithçka ka mbaruar. Unë i vura në dijeni lojtarët për situatën dhe u thashë se do të rri edhe për ndeshjen, që të mos ju lë në baltë dhe do të largohem pas ndeshjes. Më e bukura dhe ajo që më bën të ndjehem krenar, është se të gjithë futbollistët pa përjashtim, më dërguan mesazhe dhe më erdhën në shtëpi, duke më kërkuar që të mos largohem dhe të mos i lë në rrugë. Unë kam dhënë dorëheqjen, por më kthyen futbollistët dhe do të vazhdoj për futbollistët dhe për qytetin. Nëse ata duan të më shkarkojnë, le ta bëjnë pa problem, pasi unë po rri vetëm për të respektuar këmbënguljen e futbollistëve të mi, për të mos u larguar.
Si është situate dhe raporti mes futbollistëve, përderisa ka kështu lloj trajtimesh në ekip?
Blendi Shkëmbi: Kjo është edhe gjëja më paradoksale, pasi futbollistët e dinë se si është situata dhe janë të gjithë të bashkuar. Madje, mund t’ju them se kanë qenë vetë futbollistët, që u është ofruar ajo lloj marrëveshjeje, që kanë denoncuar këtë sjellje të turpshme të drejtuesve të klubit. Kjo situatë nuk mund të tolerohet, aq më tepër në skuadrën ku unë jam trajner, apo ku do të jem në të ardhmen.
Sa i ka shërbyer Shkëmbit kjo eksperiencë në karrierën e tij?
Blendi Shkëmbi: Pavarësisht ndodhive të javëve të fundit, kjo eksperiencë më ka ndihmuar shumë dhe më ka bërë shumë mirë, pasi kuptova se dua të bëj trajnerin në të ardhmen. Gjithashtu, pavarësisht kohëve të fundit, apo se si do të vazhdojë, kjo eksperiencë është shumë e bukur dhe disa njerëz aty, nuk do të ma prishin këtë konsideratë. Se si do të vazhdojë, pozicioni im është i qartë dhe po rri vetëm për futbollistët, pasi nuk më intereson fare nëse do paguhem apo jo. Të hënën do të jem në Prizren, për të drejtuar stërvitjen, bashkë me lojtarët dhe do të pres se çfarë hapi do të bëjë kryesia e klubit.
Të tjera
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...