Neymar, përfitime marramendëse nga sponsori
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 03 March 2018
Kontratat me sponsorët janë kthyer në një burim të mirë të ardhurash për futbollistët. Kjo ka ndodhur edhe me Neymar dhe kontratën e nënshkruar me kompaninë amerikane të veshjeve sportive, Nike për periudhën 2011-2022.
Portali UOL Esporte zbulon detajet e kësaj kontrate, sipas së cilës shifra e përfituar nga 26 vjeçari është përcaktuar nga një sërë faktoresh dhe objektivash. Faktori kryesor që përcakton shifrën e përfitimit të Neymar nga kontrata me Nike është kategoria e ekipit ku militon ai. Kontrata i ndan klubet në 4 kategori A,B,C dhe D. Nëse Neymar luan në ekip të kategorisë A atëherë ai përfiton 811 310 Euro. Nëse ai është pjesë e një klubi të Kategorisë B merr 50% të kësaj shifre, në rast aktivizimi në klub të kategorisë C vlera e përfitimit të tij është sa 1/4 e shumës së kategorisë A. Ai nuk përfiton asgjë nëse është pjesë e një klubi të kategorisë D.
Në aspektin individual, nëse fiton Kupën e Botës, Neymar do përfitojë 40 565 Euro, ndërsa si finalist siguron 24 339 Euro. Nëse shpallet golashënuesi ose lojtari më i mirë i Botërorit, atëherë Neymar do të fitojë 162 262 Euro për secilën prej këtyre 2 objektivave. E njëjta gjë ndodh me Lojërat Olimpike, Neymar merr 16 226 Euro për medaljen e artë, 81 131 Euro si golashënuesi më i mirë dhe 121 696 si lojtari më i mirë.
Por trofeu që do t’i mundësojë atij më shumë të ardhura është ‘Topi i Artë’. Nëse braziliani do ta fitojë atë do të sigurojë 811 310 Euro. Kjo shifër do të shkojë në 3 245 240 Euro nëse e bën të tijin këtë trofë 4 herë.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...