“Blloku B2” i gatshëm të kthehet në prodhim – KEK-u me të gjitha njësitet në funksion
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 02 March 2018
Ashtu siç u paralajmërua gjatë ditës, “Blloku B2” i Termocentralit “Kosova B” është i gatshëm të rikthehet në prodhim para afatit të planifikuar.
“Aktualisht jemi duke zhvilluar procedurat e startimit dhe posa të konfirmohet kërkesa nga KEDS/KESCO dhe KOSST se kanë nevojë dhe janë të gatshëm të pranojnë edhe 250 MW/h energji elektrike”, ka thënë për Infokusi, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.
Sipas tij, falë një mobilizimi të madh dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të Korporatës është arritur qe të rregullohen të gjitha defektet teknike dhe të mundësohet rikthimi në punë i këtij blloku i cili ka kapacitete prodhuese prej 250 megavat orë energji elektrike.
“Aktualisht, sikur edhe ditëve tjera, përjashtuar ditën e sotme ku u detyruam të ndalim njësinë B2, Korporata Energjetike e Kosovës, sipas planit të prodhimit ka kapacitete të prodhoj deri në 750 megavat orë energji elektrike. Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” aktualisht janë në dispozicion për të prodhuar energji elektrike me 100 % të kapaciteteve”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket furnizimit, përfshi këtu edhe konsumin aktual qe është mbi nivelin e kapaciteteve prodhuese qe i ka Kosove përgjegjës janë operatorët tjerë të licencuar në treg.
Konkretisht përgjegjësinë ekskluzive për furnizim të qytetarëve me energji elektrike sipas licencës nga ZRRE e ka KEDS/KESCO si furnizuesi publik, i cili ka obligim të menaxhoi energjinë në dispozicion nga vendi dhe jashtë dhe mos të lë konsumatorët pa energji. /INFOKUSI
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...