Lajme

Dështon mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Legjislacion

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 02 March 2018

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, pasi deputetët të partive në pushtet nuk ishin të pranishëm.

Menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, nga LVV-ja, ka ftuar mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për të diskutuar rreth shkeljes së Rregullores së Punës së Kuvendit nga Veseli.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të diskutohet për shkeljen e rregullores së Punës nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili gjatë seancës së sotme i kishte ndërprerë fjalën deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje Frashër Krasniqi.Edhe pse nuk kishte kuorum për të marrë vendim, Haxhiu hapi debatin ku në të cilin shefi i grupit parlamentar të LVV-së Glauk Konjufca tha se institucionet publike dhe funksioni i pozicionimit publik kur e merr njeriu është i përshkruar përmes rregullave të caktuara se si funksionohet. Ndërsa deputeti i LDK-së Arben Gashi tha se ajo çfarë ka ndodhur në seancë është sjellje e tepruar e kryetarit të Kuvendit, por që tha se kishte vërejtur qasje agresive të deputetit.

-Advertisement-

Gashi po ashtu ka kujtuar edhe kohën e hedhjes së gazit , vezëve në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit e që sipas tij në atë kohë kryetari nuk kishte ndërmarr veprime sipas rregullores së punës së Kuvendit.

Edhe deputeti Korab Sejdiu tha se kryetari nuk mund të vendosë krye në vete dhe se sipas tij çfarëdo qashe të deputetit kryetari nuk bënë me shkel rregulloren .

Në fund, kryetarja e komisionit lexoi edhe nenin 41 të rregullores së punës së kuvendit, ku flitet për mbarëvajtjen e punimeve të kuvendit. Po ashtu ajo njoftoi se Komisioni do të mblidhet përsëri të martën, ku përveç pikave tjera në rend dite do ta ketë edhe këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera