Policia mbylli 38 lokale masazhesh, ushtronin prostitucion
Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 02 March 2018
Policia e Kosovës njofton se gjatë muajit që shkoi janë ndërmarrë disa operacione në disa vende ku dyshohej se ushtrohej prostitucion.
Për shkak të parregullsive 38 lokale që ushtronin veprimtari për masazhe janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorët e Inspektoratit përkatës.
Nga inspektoret e ATK-së, të MTI-së, të Punës dhe Inspektorët Komunal janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e hasura.
Janë legjitimuar të gjithë punëtoret e hasur në këto qendra të masazheve dhe të gjithëve iu është ofruar mundësia të deklarohen nëse janë në ndonjë formë Viktima të Trafikimit.
Janë hasur duke punuar dhe qëndruar në Kosovë pa leje qëndrim dhe leje pune pesë femra, shtetase të Shqipërisë ( të gjitha janë dorëzuar Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj).
Operacionet janë realizuar në tri rajone Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
Plani operativ kishte për qëllim luftimin e informalitetit dhe identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit dhe gjatë realizimit të tij janë inspektuar 63 Lokale/sallone Masazhi dhe kanë rezultuar të gjeturat si në vijim:
Disa nga këto lokale/masazhe nuk kanë qenë fare të regjistruara në ATK si biznese, nuk kanë poseduar asnjë dokumentacion,
Shumica nga to (lokalet) nuk kanë poseduar arka fiskale,
Nuk kanë pasur pëlqime nga komuna për ushtrim të veprimtarisë ekonomike,
Nuk i kishin të deklaruara punëtoret,
Pa kontrata pune për punëtoret që i kishin punësuar,
Punonjëset në shumicën e lokaleve kanë qenë pa kualifikim,
Nuk e kanë të deklaruar qarkullimin ditor-mujor,
Nuk posedonin pëlqim sanitar,
Mungonin libreza sanitare,
Janë hasur të punësuara femra të mitura nën moshën 18 vjeçare etj.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...