Glauk Konjufca kritikohet ashpër pse mori pjesë në debat me Molliqajn
Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 02 March 2018
Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, që menaxhon Sekretariatin për Media dhe Komunikim në këtë Lëvizje, e ka goditur deputetin Glauk Konjovca, i cili ishte sonte mysafir në një debat përballë Dardan Molliqajt, por për të cilin VV nuk ka bërë asnjë njoftim në faqen e vet, siç bën çdo herë.
Kurti, në një postim në Facebok, ka treguar Sekretariati për Media vepron vetëm në bazë të rregullave të përcaktuara, dhe sipas saj njoftimet për pjesëmarrje në emisione i bëjnë vetëm atëherë kur ka koordinime, transmeton lajmi.net
“Sekretariati për Media dhe Komunikim është organ statutor dhe vepron sipas rregulloreve të përcaktuara demokratikisht. Më përpara ka pasur edhe momente kur ky Sekretariat është kontrolluar pa transparence prej vullnetit dhe dëshirës të njerëzve të rëndësishëm por nuk do të jetë më kështu”
Ne postojmë njoftime për pjesëmarrje mediatike vetëm të emisioneve të cilat i kordinojmë. Ata që mendojnë se duhet shkelur rregulloret e statuti për të respektuar plane personale janë ata që sot po ankohen se mungon demokracia”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo tutje ka thënë se kriza e Vetëvendosjes duhet të diskutohej përbrenda organeve të Lëvizjes.
“Mungesa e postimit për njoftim të emisionit është theksim i rëndësisë së organeve para studiove televizive. Ato hapësira preferojmë t’i përdorim për debate me pushtetin për hir të aq shumë temave të nevojshme. Të tilla kishte edhe sot. Mund t’i flasim edhe dallimet e brendshme në media por jo si premierë. Mbështetja e qytetarëve është shumë më e madhe sesa mbështetja që tregohet në fund të emisioneve”, ka shkruar Kurti.
Kurse, gjatë transmetimit të emisionit, Molliqaj ia ka përmendur disa herë Konjufcës faktin se pse VV nuk ka bërë njoftim për pjesëmarrje në emision.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...