Sport

Kjo skuadër ka të ardhurat më të mëdha në LaLiga

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 01 March 2018

Real Madridi kishte të ardhurat më të mëdha në LaLiga nga sezoni 2016/17 me 675 milionë euro, ndërsa  648 milionë euro kishte Barcelona, shkruan infokusi.

Të dyja skuadrat  kishin 41.4% e totalit të hyrave  nga klubet spanjolle bënë të ditur kompania e marketingut të biznesit Sectoral Observatori DBK.

Pas tyre vjen Atletico Madrid i cili ka  9.1% të totalit dhe më pas është Sevilla dhe Atletiko Bilbao që ka 4.6%  respektivisht 4.2% .

-Advertisement-

Primera liga  dhe klubet nga Liga e dytë  kanë gjeneruar një total prej 3,440 milion euro gjatë vitit 2016/17, kjo ishte një rritje prej 15% në krahasim me vitet e  mëparshme.

Kjo është e ndarë në 3.191 milion euro të bëra nga Primer liga dhe 249 milion të sjella nga liga e dytë. Rritja e të ardhurave ishte kryesisht rezultat i të hyrave nga televizioni i cili është rritur me 70% dy sezonet e fundit dhe ka arritur në 1,448 milion euro. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera