Lajme

MASHT i përkushtuar për realizimin e reformave në arsim

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 01 March 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit.

Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se janë angazhuar maksimalisht për të krijuar kushte për një arsim  cilësor në të gjitha nivelet  dhe se MASHT mbetet e përkushtuar dhe do të vazhdojë me këmbëngulësi që të realizohen plotësisht reformat në arsim.

Ndërsa, sa i përket gjetjeve nga raporti i projektit të KE-së -së mbi rishikimin funksional të kapaciteteve të MASHT, ministri Bytyqi tha se do të angazhohen të përmbushin rekomandimet e dala nga ky raport.

-Advertisement-

Në drejtim të kësaj, ministri Bytyqi tha se do të zhvillohen  takime intensive me të gjitha departamentet në MASHT, për çka do të bëjmë një plan veprimi, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit me ekspertë të jashtëm me qëllim të përmirësimit të gjendjes, përmbushjes së rekomandimeve, në funksion të rritjes së efikasitetit  dhe cilësisë.

Nga ana e saj,  Apostolova konfirmoi gjetjet dhe rekomandimet nga raporti mbi Rishikimin Funksional të kapaciteteve të MASHT, njëherësh ofroi bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejme profesionale aty ku është e nevojshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera