Lajme

Zeka: PDK dhe LDK po i bëjë shantazh AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 01 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-së, Milaim Zeka ka thënë se seanca e djeshme e Kuvendit u shty për mungesë votash e jo mungesë të deputetëve pasi deputetët që ishin për vizitë në Podgoricë janë kthyer në orën 16:00, shkruan Infokusi.com

‘Zhurma që u bë dje nga kryetarin i Parlamenti për shtyrje të seancës, nuk ka qenë faji i deputetëve pasi ne kemi qenë në Prishtinë në orën 16:00 dhe seanca mund të vazhdonte në orën 17:00 ose 18:00, por mungesa e votave pro demarkacionit e shtyu atë’, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se vizita në Podgoricë ishte e planifikuar ashtu si edhe kthimi në Kosovë për votim të demarkacionit.

-Advertisement-

‘Vizita jonë ka qenë e planifikuar dhe vizite zyrtare, kemi biseduar për Prishtinën dhe në momentin që na kanë telefonuar jeni nisur për Kosovë dhe u kemi thënë të vazhdohet seanca ne do të mbërrijmë për votim’, ka thënë ai.

Deputeti i Nisma-së , gjithashtu ka akuzuar Partine Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po i bëjnë shantazh AAK-së ndërsa ka shprehur qëndrimin e partisë nga ai vie për demarkacionin, shkruan Infokusi.com

‘PDK dhe LDJ janë duke e bërë shantazh AKK-së, ne si Nismë kemi marrë vendim me e vota demarkacionin’, ka përfunduar Zeka.

Të mërkurën ka dështuar për herë të tretë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritej të bëhej ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufijve mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo seancë u shty me arsyetimin se disa deputetë që vinë nga partitë që mbështesin demarkacionin gjenden ne vizitë në Podgoricë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera