Thaçi në Sofje: Shpejtësia e anëtarësimit në BE, varet nga puna jonë
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 01 March 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot në Sofje një takim bilateral me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, i cili ka ftuar sot në një takim pune të përbashkët liderët e Ballkanit Perëndimorë dhe krerët e Bashkimit Evropian.
Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve dhe forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Presidenti Thaçi ka falënderuar kryeministrin Borissov për angazhimin e tij personal për përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimorë dhe perspektivës së tyre për anëtarësim në BE.
Dy liderët u pajtuan që Strategjia e re e BE-së për zgjerim për shtetet e Ballkanit Perëndimorë është mundësi reale, e cila duhet të shfrytëzohet nga të gjitha shtetet aspiruese.
“Jemi të vetëdijshëm që shpejtësia e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit perëndimorë do të varet nga aftësia dhe kualiteti i përmbushjes së reformave nga shtetet aspirante, por mbi të gjitha nga aftësia e tejkalimit të problemeve ndërshtetërorë”, ka theksuar presidenti Thaçi pas takimit.
Nga ana tjetër, kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov ka thënë se ai do të vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, sepse anëtarësimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimorë në BE, sjell stabilitet, bashkëpunim dhe mirëqenie për të gjithë.
Në fund, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjore detyruese me Serbinë, e cila nënkupton normalizimin e plote të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...