Lajme

Krasniqi: Kuvendi është vonë, nuk po zë hapin me zhvillimet

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 01 March 2018

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës tha të enjten se Kuvendi i Kosovës duhet të racionalizoj kohën e vet dhe këtë më së miri mund ta bëjë duke iu shmangur debateve populiste që të vetmin qëllim kanë protagonizmin individual.

Ai tha se sot Kuvendi mban debat parlamentar për Raportin 100 ditësh të Qeverisë, si dhe Interpelancë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar me 70 ditë vonesë.

“Sot Kuvendi mban debat parlamentar për Raportin 100 ditësh të Qeverisë, si dhe Interpelancë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar – 70 ditë vonesë. Dje nuk u arrit të hedhet në votim Demarkacionin me Malin e Zi – tre vite vonesë. Në Kryesinë e Kuvendit sërish u bllokua kalimi i Rregullores së Punës së Kuvendit – gjashtë vite vonesë”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Ai më tej tha se në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje të cilat presin shqyrtim, ndërsa Kuvendi deri më tani ka miratuar vetëm shtatë ligje.

Krasniqi u shpreh se Kuvendi duhet të racionalizoji kohën e vet dhe këtë më së miri mund ta bëjë duke iu shmangur debateve populiste që të vetmin qëllim kanë protagonizmin individual.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera