Sport

Neymar rrezikon 6-8 javë jashtë fushave

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 28 February 2018

Braziliani i PSG, Neymar do të qëndrojë nga 6 deri në 8 javë jashtë fushave të lojës dhe nuk mund të zbresë në fushë në takimin e kthimit me Real Madrid.

Dëmtimi që pësoi të dielën 26-vjeçari në kavilje ka rezultuar i rëndë dhe megjithëse për momentin janë përjashtuar mundësitë e ndërhyrjes kirurgjikale, sulmuesi nuk është në gjendje të luajë.

Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se janë të pakta mundësitë që ai të jetë kundër Real Madrid. Shumë më i prerë është babai i futbollistit, i cili ka përcaktuar një ndërprerje të aktivitetit për të paktën 6 javë.

-Advertisement-

Në një intervistë për ESPN në Brazil, ai konfirmoi se “duhen të paktën 6 deri në 8 javë për rikuperimin e tij”.

Neymar ka shënuar 29 gola në 30 ndeshje të luajtura me PSG, që kur u bashkua me francezët në verën e këtij viti për shifrën rekord të 222 milionë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera