Lajme

Studentët bëhen me shtëpi të re

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 26 February 2018

Studentëve, nga e hëna u është shtuar edhe një mundësi për të banuar në Prishtinë. Konvikti numër 8 do të jetë në dispozicion të akomodoi në 155 dhoma banorët e ri të komunave të ndryshme që nuk kanë mundësi udhëtimi.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij konvikti ka kushtuar 1.5 milionë euro nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Kapaciteti i tij është 155 dhoma me biblioteka, leximore, salla për rekreacion. Me shtimin e numrit të këtyre studentëve numri i studentëve në konvikte arrin në 4 mijë”, ka thënë ai, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Banorë të këtij konvikti janë studentët meshkuj të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit Teknik, të cilët janë vendosur në Janar të këtij viti kur edhe kanë përfunduar punimet.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi me këtë rast ka paralajmëruar përmirësimin e kushteve të studentëve duke ndërtuar edhe konvikte të reja./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera