Sqarimi i plotë rreth ndërtimit të Autoudhës Prishtinë-Gjilan
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 23 February 2018
Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një konference për media, risqaroi edhe një herë procesin e ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Gjilan.
Në këtë konferencë foli zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu , i shoqëruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Nebih Shatri, Shefi i Kabinetit, Argjend Zejnaj dhe Këshilltari i Ministrit për Infrastrukturë, Fatos Mani.
Zëvendësministri Kadriu, tha se kjo autoudhë po bëhet në interes të qytetarëve dhe jo individëve të caktuar. Kadriu sqaroi se me këtë projekt po kursehet nga buxheti shuma prej 12 milionë eurosh.
Sqarimi i plotë:
“Të nderuara media, mirë se keni ardhur ne këtë konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, e cila është thirrë për të sqaruar zërat që kanë dalur këto dy ditë në media, për shkak të ndërrimit të trasesë ose mosndërrimit të trasesë së autoudhës Prishtinë-Gjilan.
Ne jemi këtu për t’i sqaruar këto dy çështje politike dhe çështje profesionale të ndërtimit të kësaj autostrade. Në aspektin politik, ne si Ministri e Infrastrukturës, në krye me Pal Lekajn, nga momenti i parë kemi dashur që çdo kush që ka interesa të veta personale dhe biseda nëpër kafene, të mos ndikojnë në ndërtimin e rrugëve në Republikën e Kosovës.
Ne ato politika nuk do t’i ndjekim, kështu që ne vazhdojmë me punën tonë në aspektin profesional të ndërtimit të kësaj autostrade, trasenë e së cilës do ta prezentojmë sot. Obligimet dhe ndërtimin e kësaj autostrade realisht ne i kemi gjetur gjysëm të kryera, sepse vetëm projekti ka qenë i përfunduar. Nuk ka qenë elaborati i shpronësimit i kompletuar, kurse ne i kemi marrë masat, sepse realisht autostrada e Gjilanit ka qenë e nevojshme, ka qenë kërkesë e qytetarëve, ka qenë kërkesë e të gjitha atyre bizneseve që edhe Gjilani e Anamorava ta kenë autostradën e vet.
Ne, këtë proces e kemi shtyer përpara së bashku me ministrin Pal Lekaj, sepse ju e dini që edhe gjatë kohës së fushatës për zgjedhje parlamentare, ne kemi patur zëra se po ndërtohet, s’po ndërtohet, po ndalet, s’po ndalet, mirëpo fuqishëm me Pal Lekajn dhe Qeverinë Haradinaj, kemi bërë përpjekje maksimale që kjo punë të niset.
Tash, po niset dhe çka është më e mira, po fillon me një kosto më të ulët. Ne e kemi shpëtuar buxhetin e Republikës së Kosovës nga një tender, të cilin e kemi gjetur në tenderim nga ish qeverisja dhe tash po del se ne po e kursejmë Buxhetin e Kosovës për 12 milionë euro.
Ne jemi duke i bërë përgatitjet e fundit që gjatë muajit mars të fillojnë punimet, andaj nuk do të merremi me fjalë, të cilat qarkullojnë në qytet, ose se a ka dikush marrëveshje me ish ministrin e kaluar që të shkoi autorruga në këtë drejtim, ose në atë drejtim.
Mirëpo, ne sot para jush do ta prezantojmë projektin, pra, trasenë nga kufiri te Dheu i Bardhë, i cili vazhdon në Bresalcë dhe lidhet me autostradën “Arben Xhaferi – R6”, te udhëkryqi i “Albi Mallit”. Ministri Pal Lekaj dhe kryeministri Haradinaj, nuk e kanë prekur projektin, por Pal Lekaj dhe kryeminstri Haradinaj, e kanë shtyer këtë projekt përpara. Arsyeja tjetër, pse ekspertët e kanë shqyrtuar variantin e dytë, është, sepse në R6, pra në Banullë, në dhjetë vjetëshin e ardhshëm është paraparë të ndërtohet rruga prej 31 kilometrash, që lidhet me Duhël.
Kostoja ndërmjet variantit të parë dhe variantit të dytë, është 62 milionë euro më e lirë dhe shpronësime kemi më pak. Të gjitha këto, e bëjnë që varianti i dytë, varianti i cili është i tenderuar, është më i mirë dhe më i lirë dhe që më e shpejtë i lidhë tri autostradat. Këta zëra të cilët janë ngritur këto ditë, janë zëra dashakeq, të cilët nuk ia duan të mirën Anamoravës, nuk ia duan të mirën as zhvillimit të Republikës së Kosovës.
Ne duhet që sa më parë të fillojmë me punime në këtë autostradë. Ministri Pal Lekaj dhe kryeministri Haradinaj, janë zotuar që politika t’i mbanë larg duart nga rrugët të cilat do të punohen në vitet e ardhshme“, tha zëvendësministri Rexhep Kadriu.
Të tjera
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...