Lajme

Kuvendi sqaron rastin e largimit me forcë të një gazetari

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 22 February 2018

Kuvendi i Kosovës dëshiron të sqarojë rreth raportimit se sot një gazetar ‘është larguar me forcë nga ambientet e Kuvendit’, duke thënë se nuk ka qenë ‘sigurimi i kryetarit Veseli’ siç thuhet në raportime, që e ka larguar, por sigurimi i Kuvendit, që i përgjigjet Policisë së Kosovës.

Në një sqarim për media, Kuvendi i Kosovës përkujton se sikur edhe në çdo seancë tjetër, gazetarët qëndrojnë në hollin e Kuvendit, dhe në hapësirat e dedikuara për ta, pas sallës së mbledhjeve plenare. Ndërkaq, në lozhën e sallës ku mbahen seancat qëndrojnë kameramanët dhe fotoreporterët.

Në çdo hapësirë tjetër të Kuvendit, çfarëdo zyre, në këtë rast edhe Zyra e Kryetarit të Kuvendit, nuk lejohet qasja kur nuk ka ftesë zyrtare dërguar për media apo takim të paracaktuar me kabinetin. Pra, në një rrethanë të tillë, mediat nuk mund të kenë qasje në zyrat tjera, pa ftesë apo leje paraprake, thuhet në sqarim.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës ka bashkëngjitur edhe një raport nga Policia e Kosovës lidhur me rastin e sotëm në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera