Lajme

Vetëvendosje largohet nga salla e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 22 February 2018

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me deputetët e krahut të tij sapo kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të filloi seanca për ratifikimi e marrëveshjes për demarkacionin mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Infokusi.com.

Para tij, nga salla është larguar edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Dardan Sejdiu. Në anën tjetër Infokusi ka raportuar se deputetët e koalicionit qeverisës, PDK-AAK-Nisma nuk po u binden shefave të tyre për ta votuar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi në seancën e së enjtes.

Infokusi merr vesh se deputetët e AAK-së dhe PDK-së po hezitojnë të ngrenë dorën për ti dhënë dritën e gjelbër projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi.

-Advertisement-

Kjo edhe është arsyeja që seanca e paraparë të filloi në orën 11:00 ende nuk ka nisur punën./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera