Lajme

Haxhiu: Haradinaj po shet territor

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 22 February 2018

Albulena Haxhiu, nga lëvizja “Vetëvendosje”, ka akuzuar Ramush Haradinajn se është në gjendje të bëjë gjithçka, të shesë edhe territor, edhe të bëjë pazare me Listën Serbe për ta bosnjëzuar Kosovën vetëm e vetëm për të mbetur në karrigen e kryeministrit, shkruan sot Gazeta “Zëri

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkelur parimet e tij në momentin kur ka ndërruar qëndrimin për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Haxhiut, lideri i AAK-së po e dëshmon se është në gjendje të bëjë gjithçka për ta ruajtur postin e kryeministrit.

-Advertisement-

Këto deklarata Haxhiu i ka dhënë në një intervistë për gazetën Zëri, në të cilën ka ripërsëritur qëndrimin e “Vetëvendosjes”  kundër Marrëveshjes së Vjenës.

Deputetja e “Vetëvendosjes” po ashtu ka thënë se kjo parti nuk do të lejojë jetësimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, pasi ka thënë se ky projekt e bosnjëzon Kosovën.

Haxhiu më tej ka folur edhe për idenë e kryeministrit të Shqipërisë për zgjedhjen e një presidenti mbarëkombëtar. Sipas saj, çdo ide që shkon kah bashkimi kombëtar duhet të mbështetet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera