Sport

ZYRTARE: Selektori i ri i Kombëtares së Kosovës më 2 mars

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 21 February 2018

Kombëtraja e Kosovës pritet që me datën 2 mars të zyrtarizojë selektorin e ri. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu në një prononcim për Klan Kosovën duke theksuar se marrëveshja ndërmjet Presidentit Vokrri dhe selektorit në ardhje është në finalizim e sipër, shkruan infokusi.

“Kryetari Vokrri është autorizuar pikërisht ka shkuar në Zvicër apo edhe në shtetet tjera dhe është në finalizimin e këtij procesi. Unë mendoj që në kuvendin e datës 2 mars, kryetari ka dashur të nderojë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për ti lajmëruar definitivisht për emrin e selektorit të ri dhe me këtë trajnerë do ti zhvillojmë dy duelet kontrolluese të muajit mars”, deklaroi Salihu për Klan Kosova.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera