Lajme

Lista Srpska jep sinjale për votim të demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 20 February 2018

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme të ekzekutivit. Të njëjtit kanë abstenuar për tërheqjen e Projektligjit të Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Megjithatë, kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, theksoi se tanimë ka sinjale të mira se marrëveshja e re ndërshtetërore do të votohet nga pjesa e madhe e deputetëve, duke përfshirë edhe Srpska-n

“Kjo ishte shenjë e mirë që ishin në mbledhje të qeverisë”, theksoi Haradinaj, duke përmendur prezencën e serbëve në mbledhjen e sotme të qeverisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera