Sport

Llapi reagon pas humbjes nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 19 February 2018

Prishtina dhe Llapi u ndeshën dje në derbin e javës së 19-të, ku skuadra nga kryeqyteti shënoi fitore me rezultatin 2:0, shkruan infokusi.

Ndërsa pas ndeshjes ka reaguar skuadra llapjane me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Ky është reagimi i plotë i klubit të Llapit.

-Advertisement-

Prishtina fitoi 2-0, por një ndeshje si kjo në rrethanat e zhvilluara më tepër mund të thuhet se e mposhtëm vetën sesa Prishtina fitoi me meritë.

Sidoqoftë, kjo humbje nuk i zbeh synimet e Llapit, kjo humbje erdhi me dy gabime te ekipit tonë ku kundërshtari që e kishim perballë nuk krijoi asnjë shancë per gol. Edhe njëherë, më shumë e mposhtëm veten, por mos të mendojnë as kundërshtarët se në një ndeshje si kjo të gëzohen me vendin e parë, sepse shumë shpejtë do kthehemi aty ku ishim dhe ku e nisëm. Beteja u humb sot por lufta jo!!!

Java XIX:

Prishtina – Llapi 2-0 (1-0)

Golat: Drashko Bozhoviç 2’, Egzon Sinani (aut) 70’

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Benon Këpuska (Gjk), Gzim Mehmeti (Mt) – Besnik Batalli (Gjk)

KV: A. Dallku. D. Curri, E. Ahmeti – E. Sinani, E. Shabani, A. Merlaku, M. Zhdrella

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru – 20. Shqiprim Taipi, 66. Ergyn Ahmeti (7. Lorik Boshnjaku – 69’), 29. Drashko Bozhoviç – 11. Liridon Fetahaj (3. Jamal Arago – 58’), 15. Gauthier Mankenda, 27. Ahmed Januzi (9. Basit Abdul Khalid – 87’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Blend Baftiu, Arbër Hoxha. Kryetrajner: Mirel Josa.

Llapi: 13. Afrim Ademi – 8. Benjamin Emini, 14. Egzon Sinani, 5. Dardan Jashari, 3. Leutrim Kadriu (23. Leart Emini – 74’), 4. Egzon Shabani, 6. Kushtrim Shabani (7. Mentor Zhdrella – 61’), 16. Hamdi Namani /c/, 9. Gentrit Begolli (17. Festim Alidema – 46’), 45. Altin Merlaku, 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina. /INFOKUSI.COM

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera