Sport

Josa: Ja çfarë duhet bërë Prishtina tani!?

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 18 February 2018

Prishtinës i ka mjaftuar vetëm xhiroja hapëse e ediconit pranveror për të marrë kreun e tabelës në Vala Superligë. Kryeqytetasit mposhtën pastër liderin e deriatëhershëm Llapin me rezultat të pastër 2-0.

Krytrajneri i Prishtinës Mirel Josa e vlerëson triumfuan ndaj një kundërshtari, por mendon se ekipi i Llapit nuk është i vetmi kundërshtarë që kanë bardh e kaltërit në garën për titullin kampion.

“Nuk e mposhtëm vetëm Llapin, por edhe një kundërshtar direkt. Nuk e kemi vetëm Llapin kundërshtar direkt per titull. Tabela është e ngjeshur me shumë skuadra që kërkojne kreun e tabelës. Neve tani na kërkohet çdo javë të japim maksimumin dhe këtë maksimum duhet ta japim sikurse në pergatitje ashtu edhe në lojë”, deklaroi Josa për Super Sport Kosova.

-Advertisement-

“Duhet të punojmë në të dy aspektet, edhe në mbrojtje edhe sulm. Kemi patur disa gabime  individuale në humbjen e topit që i mundesuam kundershtarit ta fitoj lehtë atë. Nëse Llapi mund të ishte me cinik në sulmet e veta më përpara mund të na vinte më shumë në vështirësi”.

“Shume persona e kanë parë këtë ndeshje si një finale, por kampionati ka kthesa të shumta dhe ne duhet të shohim edhe skuadrat e tjera se si luajnë dhe jo vetëm ne”,përfundoi Josa.

Aktualisht Prishtina ndodhet në pozitën e parë me 35 pikë, një më shumë se Llapi që renditet e dytë dhe dy më shumë se Drita që “stacionohet” e treta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera