Sport

PSG – Strasbourg, ky është rezultati përfundimtar i takimit -VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 17 February 2018

Paris Saint-Germain ka deklasuar skuadrën e Strasbourgit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligue1, shkruan infokusi.

Ishin mysafirët ata të cilët befasuan duke shënuar në minutën e gjashtë për 0-1 me anë të Jean-Eudes Aholou, por PSG reagoi shpejt me tri gola në këtë pjesë.

Fillimisht ishte Julian Draxler, i cili shënoi në minutën e 10-të për 1-1, ndërsa në minutën e 20-të ishte Neymar, i cili shënoi një supergol për epërsinë 2-1.

-Advertisement-

Vetëm një minutë më vonë ishte Angel Di Maria që u përkujdes për të shënuar për 3-1 dhe me këtë rezultat dërgoi skuadrën e tij në pushim.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin mysafirët që shënuan të parët, pasi në minutën e 67-të ishte Stephane Bahoken që shënoi për 3-2, por që PSG përsëri reagoi me dy gola tjerë.

Ishte sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, i cili shënoi në minutat 73′ dhe 79′ për të vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit prej 5-2.

https://www.youtube.com/watch?v=Vc04HRPX2W8

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera