Sport

Prishtina publikon “historikun” e përballjeve me Llapin

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 16 February 2018

FC Prishtina dhe KF Llapi takohen në derbin e Superligës ditën e diel, shkruan infokusi.

Skuadra nga kryeqyteti në faqen zyrtare të klubit ka publikuar historikun e përballjeve të deritashme ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Prishtina si e dyta e klasifikuar në tabelë – 2 pikë më pak se Llapi lider i klasifikimit, do të ndeshen dy herë brenda një muaji. Për pikë këtë diel në Pejë, ndërsa më 7 mars për Kupë në Podujevë.

-Advertisement-

Skuadrat me rivalitet të madh rajonal, më herët nuk kanë qenë rival për tituj, ndoshta pak viteve 90-ta nëpër djerrina, por deri para 3 vitesh thuajse ishin harruar përballjet, pasi që llapjanët përpëliteshin në Ligën e parë.

Por, tani Llapi ndodhet lider në klasifikim, ndërsa Prishtina menjëherë në ndekje të saj.

Deri sa ndeshja e së dielës e cakton liderin momental, ndeshja për Kupë eliminon njërën skuadër nga lufta për trofe.

Nga viti 1999 dy skuadrat janë ndeshur 18 herë dhe Prishtina ka bilanc pozitiv prej 9 fitoreve, 3 barazime dhe 6 fitore të Llapit me golldallim +13, 31:18. Prej tyre janë dy përballe për Kupë dhe bilanci është nga një kalim tutje për dy skuadrat.

Më 2014/15, në lloçin e madh të dimrit, Llapi kishte bërë sensacion nga Liga e parë kishte eliminuar Prishtinën 2:1.

Por, më 2016, Prishtina iu revanshua pasi që në gjysmëfinale (në Prishtinë 3:0, në Merdare 1:1) kishte mposhtur llapjanët dhe në fund kishte marrë trofeun duke mposhtur Dritën me 2 golat e Basit Khalid (2:1). /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera