Flamuri i Kosovës u “qëndisë” për herë të parë në Turqi
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 16 February 2018
Flamuri i Kosovës s’e ka pasur fatin të qëndiset nga ndonjë Marigo shqiptare, siç ishte qëndisur flamuri kombëtar. Penjtë e parë mbi pëlhurën e flamurit të shtetit më të ri në Evropë u endën nga gratë turke, shkruan AktivPress.
Pushteti në Kosovë ishte përkujdesur që ta mbajë në fshehtësi të plotë pamjen e këtij flamuri, ashtu siç e ruante në fshehtësi të plotë edhe Ditën e Pavarësisë. “Misioni” për t’i prodhuar flamujt për Ditën e Madhe, i ishte besuar firmës “Albayrak” të Turqisë. Kjo fabrikë ishte kontraktuar që t’i bënte gati hiq më pak se 30 mijë flamuj, ndonëse jo të gjithë ishin kërkuar për ditën kur do të shpallej pavarësia. Atë ditë duhej të ishin në Kosovë së paku tre mijë flamuj, të cilët duheshin shpërndarë nëpër institucione publike anë e kënd Kosovës.
Për pranimin dhe shpërndarjen e tyre ishin caktuar njerëzit, të cilët këtë mision duheshin ta kryenin pa e nxjerr sekretin jashtë. Por, pavarësisht se në Kosovë mbahej kjo fshehtësi, në Turqi kishte dalë sheshit gjithçka, shkruan AktivPress. Gazeta “Zaman” një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës bëri publike pamjen e flamurit dhe vendin ku po qëndisej. Lajmi ishte i bujshëm jo vetëm pse po lindte një shtet i ri, por për faktin se brenda atij shteti po i jepej peshë edhe komunitetit turk. Kjo pasqyrohej me yjet e flamurit. Njëri nga të gjashtët u dedikohej turqve të Kosovës.
Derisa në shtetin tjetër ishte nxjerrë lajmi për flamur, në Kosovë, të paktë ishin ata që e dinin si do të dukej simboli i shtetit, i dizajnuar nga Muhamer Ibrahimi. Misteri u zbardh me 17 shkurt 2008, kur atëbotë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pasi kishte marrë aprovimin e 109 deputetëve për ta shpallur Kosovën, shtet demokratik e të pavarur, kishte ftuar asistentin e tij, Ilir Gashi, për ta sjellë flamurin e shtetit brenda në Kuvend.
Iliri e kishte marr në dorë atë flamur një natë më herët dhe e kishte ruajtur që të mos e shoh askush deri në momentin solemn. E pasi e kreu me sukses misionin sekret, Gashi e mori flamurin me vete dhe e mbajti në shtëpi me vite rresht si një nga gjërat më të shtrenjta të tij.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...