Lajme

Detaje të reja për vrasjen e të miturit në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 12 February 2018

Të dielën rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në fshatin Grabanicë të Klinës, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës viktima dhe dorasi ishin të mitur ndërsa deri te aksidenti ka ardhur kur njëri nga të miturit nga pakujdesia me armë ka shkrepur dhe ka goditur viktimën.

Dyshohet që i mituri të ketë  marrë fshehurazi  pushkën e  gjuetisë nga familjarët e tij dhe gjersa ishte në një fushë.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë ekipi mjekësor ndërsa ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./ INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera