Hoti: Kjo qeveri ka thyer rekorde në degradimin e shtetit
Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 09 February 2018
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se qeveria aktuale për katër muaj qeverisje ka thyer rekorde në degradimin e institucioneve dhe shtetit.
“Në 100 ditë të qeverisje kemi parë qeveri megalomane me zv ministra. Kemi një ministër që akuzohet për torturë një tjetër për gjuajtje me armë.. Kryeministri fyen gazetarët. Ka marrë vendime jo ligjore. Ka falur borxhe në mënyrë jo ligjore, ka falur borxhe në mënyrë jo kushtetuese. Temat e mëdha nuk po marrin zgjidhje. Demarkacioni po shihet që ka qenë kauzë e rrejshme. Dialogu me Serbinë po zhvillohet pa asnjë platformë”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.
Sipas Hotit, asnjëherë në të kaluarën Kosova s’ka qenë më e izoluar se tani, derisa ka shtuar se gjatë mandatit të kësaj qeverie është rikthyer krimi dhe korrupsioni. Duke folur për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Hoti tha se liderët i përdoren deputetët e tyre e që tash i tradhtuan duke i distancuar.
“Në këto zhvillime dhe dështime përgjegjësinë e mban kryeministri por dhe PDK e cila do ta paguaj faturën në zgjedhjet e ardhshme”, tha Hoti. Ai ka kërkuar që sa më shpejtë të procedohet në kuvend Demarkacioni. “LDKe mbështet këtë demarkacion. Pas vendimit të demarkacionit qeveria duhet të jap dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje. Shteti duhet të lirohet nga kjo klasë politike e padijshme dhe e papërgjegjshme”, theksoi ndër tjerash shefi i GP të LDK-së.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...