Abazi godet Qeverinë Haradinaj: Dilni nga odat
Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 05 February 2018
Çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit te Zi nuk u procedua tutje në seancë plenare pasi nuk mori votat e mjaftueshme në mbledhjen e Kryesisë se Kuvendit te Kosovës, shkruan Infokusi.com
Analisti politik, Haki Abazi në një prononcim për portalin “Infokusi” duke komentuar zhvillimet e fundit në çështjen e demarkacionit ka thënë se po tregohet paaftësia e klasës qeverisëse politike.
“Çështja e demarkacionit është bërë një ndër temat kryesore dhe shikuar nga ana e qytetarëve tregon paaftësinë e klasës qeverisëse politike që të merret me çështje të ndjeshme. Deklarata se megjithatë mund të ketë patur lëshime tregojnë se sa joserioz janë udhëheqësit dhe ne anën tjetër nuk marrin përgjegjësin”, ka thënë Abazi.
Abazi ka shtuar se po blehet kohë me mos dërgimin e marrëveshjes para vizitës së kryeministrit malazez.
” Mos dërgimi i marrëveshjes është blerje kohe për të kaluar vizitën e kryeministrit malazez dhe mandej kalimi i marrëveshjes do te paketohet dhe “shitet” tek qytetaret se kinse pas marrëveshjes të dytë për shqyrtimin e mëvonshëm te gjeturave. Ajo qe ka ekspozuar marrëveshja për demarkacionin përveç paaftësisë dhe pa njohurisë së njerëzve të përfshire në këtë rast nënshkruesit te saj z. Thaçi po ashtu në vazhdimësi te procesit është treguar se sa jodemokratike janë institucionet”, ka thënë ai.
Abazi ka komentuar edhe takimin e mbrëmshëm të presidentit Hashim Thaçi dhe koalicionit qeverisës .
Ai ka thënë se Qeveria duhet të dalë nga zyrat dhe darkat nëpër shtëpi private e të jetë pjesëmarrëse me qytetarët për tu siguruar pronarëve të tokave të drejtat e tyre.
“Darkat neper shtëpi private dhe takimet e mbyllura, bisedat e kafiterive nuk mund të zëvendësojnë proceset demokratike te involvimit dhe pjesëmarrjes së qytetareve. Qeveria dhe dikasteret përkatës duhet me dalë prej zyrave dhe darkave e takimeve te kota dhe të përfshihen qytetaret. Nëse me marrëveshje i kemi vënë lakun ne fyt vetes atëherë se paku duhet siguruar që pronarët e tokave do të gëzojnë te drejtën të kenë qasje në këto toka, dhe gjithashtu se paku duhet premtuar qe ata do të kenë lehtësime për investime apo se ajo pjesë në afat të gjatë do të shndërrohet në zonë të lirë për të krijuar veprimtari të blegtorisë apo avantazhe tjera qe do të mund te *kompensonin apo gjenin një kompromis me banorët. Nuk funksionon demokracia dhe shteti demokratik duke pretenduar se me selfie nga darkat impresionohen qytetaret”, ka thënë Abazi.
Analisti Abazi ka thënë se politikanët që kanë kapur shtetin janë të diskredituar dhe nuk kanë mbështetje për proceset të cilat i kanë udhëhequr pa asnjë strategji.
“Në anën tjetër për bashkësinë ndërkombëtare, premtimet e kota dhe paraqitja si të gjithëfuqishëm ka shkaktuar edhe pezëm edhe mosbesim sepse është parë qartë që politikanët që kanë kapur shtetin gjithashtu janë të diskredituar dhe nuk kanë mbështetje për proceset të cilat i kanë udhëhequr pa asnjë strategji”, ka përfunduar Abazi./INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...