Sport

Shakhtar U21 – Prishtina, ky është rezultati i miqësores

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 05 February 2018

Shakhtar U21 – Prishtina,  ndeshje shumë intensive – dy gola të pësuar nga ndërprerja.

Sot doli të ishte ndeshja më e forta nga tre përballjet sa kishte skuadra në këto përgatitje. Për kundërshtar pati skuadrën e re U21 të Shakhtar U21, futbollistë që shumica luajnë në Champions Leauge U19, por edhe futbollistë me çmim të lartë të  vlerësuar në tranfermarkt, shkruan infokusi.

-Advertisement-

Pra, me një skuadër të ri kaq të talentuar të mbledhur nga mbarë Ukraina e me gjerë, u zhvillua ndeshje me intensitet të lartë dhe ishin dy episode kur skuadra e Prishtinës u ndëshkua, nga gjuajtje e lirë (5’) dhe nga penalltia (48’).

Të dy golat u shënuan nga  futbollisti më i mirë, gjeorgjiani, Giorgi Arabidze.

Golin e vetëm të Prishtinës e shënoi Ahmed Januzi, pas pasimit të gjatë të saktë nga Bozhoviç, e sulmuesi e pranoi topin e krijoi hapësirën dhe me gjuajtje të bukur nga 20 metra shënoi gol jashtëzakonisht të bukur.

Duhet theksuar se 20 minutat e fundit të ndeshjes i takuan në tërësi bardhekaltërve, po që megjithatë me gjithë trysninë nuk ia dolën të barazonin rezultatin e që do të ishte epilogu më real i takimit.

Prishtina sërish pati shumë mungesa dhe nuk ishte e kompletuar, megjithatë përveç Miftarajt, të gjithë tjerët stërvisin me skuadrën.

Skuadra do të rikthehet në kryeqendër me 8 shkurt.

Shakhtar U21 – Prishtina 2-1 (1-1)

Golat: Giorgi Arabidze 5’, 48’ (p) – Ahmed Januzi 44’

Shakhtar: Gricenko – Grachov, Sagutkin, Chobotenko, Konoplya, Ignatenko, Bondor, Glogoba, Topalov, Arabidze, Yalorenko. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.

Prishtina (4-4-3): Bekaj (Muqiqi – 46’) – Osmani (Maxhuni – 46’), Dallku, Xhaka (Quansah – 76’), Bashiru (Baftiu – 46’), Taipi (Boshnjaku – 76’), Arago (Dumani – 64’), Bozhoviç (Zyba – 86’) – Mankenda (Sekiraqa – 81’), Hoxha (Selmani – 66’), Januzi (Freitas – 75’). Kryetrajner: Mirel Josa.

Komenti:

5’ Gjuajtje e lirë nga krahu i djathtë. Futbollisti më i mirë Arabidze e befason keq Bekajn, gjuan saktë në shtyllën e parë të krahut të majtë – 1:0.

29’ Prishtina merr vetën pas presionit të minutave të para, del përpara dhe fillon e rrezikon. Dallku me vertikale të lartë në zonë, Januzi i afrohet portës, megjithatë gjuajtjen me kokë ndal portieri.

41’ Bozhoviç nga distanca ballore gjuan rreptë skaj pingules.

44’ Bozhoviç me vertikale të lartë e gjen Januzin rreth zonës, i cili e ndal me gjoks dhe pasi që gjen mirë hapësirën, me një të kthyer të shpejtë godet fortë e topi përfundon në trekëndëshin e këndit të majtë – ishte gol jashtëzakonisht i bukur – 1:1.

47’ Gjyqtarja polake jep penallti mjaft të lehtë pas ndërhyrjes së Hoxhës në Arabidze. Talenti gjeorgjian me “panenka” nga pika e bardhë e mposhtë portierin Muqiqi.

50’ Baftiu gjuan ballore jashtë zonës, pak i pasaktë, anash pingules.

52’ Portieri Muqiqi intervenon dy herë, gjuajtje nga distanca e pastaj e ndal edhe topin kthyes duke shpëtuar skuadrën.

57’ Arabidze me gjuajtje dinake sprovon Muqiqin, i cili intervenon saktë.

73’ Arabidze, ky futbollist i jashtëzakonshëm, qëllon pingulen.

84’ Minuta që i takojnë në tërësi Prishtinës, janë bardhekaltrit që qarkullojnë topin e kërkojnë hapësira, e shpesh në mundësi të mira për të harkuan nga krahët. Edhe Boshnjaku i aktivizuar për herë të parë pas operimit, lë përshtypje se tani më po kthehet, bind me një gjuajtje të fortë nga distanca që për fat nuk shkoi drejt në portë, sepse portieri ukrainas e shikoi topin pa lëvizur.

Ndeshje me tempo të lartë, ndeshje që shtabi teknik nxori më të mirën nga kjo paraqitje. Skuadra tregoi që fizikisht ka arritur të kap më të mirën dhe jep shumë shpresa për vazhdim të kampionatit. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera