Lajme

LDK reagon pas mos procedimit të demarkacionit në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 05 February 2018

Pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mos procedim të çështjes së demarkacionit në seancë plenare ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Hoti ka thënë se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë dhe kërkojnë dërgimin e pikës për demarkacion për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike është  i qartë , që ne kërkojmë që kjo pikë të rendit në seancën e së enjtes, ka thënë ai.

Hoti ka shtuar se koalicioni qeverisës është themeluar për të marrë këtë vendim por del të jetë i shpartalluar në raste të tilla

“Ky koalicion është themeluar për të marrë këtë vendim, këta janë të shpartalluar plotësisht për të marrë këso vendime”, ka shtuat Hoti.

Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me shumicë vota u vendos që Demarkacioni të shqyrtohet në mbledhjet e radhës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera