Sport

Flasin përforcimet e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 02 February 2018

Transferimet e reja të klubit shprehen jashtëzakonisht të lumtur që janë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti, shkruan infokusi.

Mbrëmë ishte natë e gjatë dhe e lodhshme për stafin përcjellës administrativ të klubit, sepse jo gjithmonë orët e fundit të mbylljes së afatit kalimtar shkojnë siç duhet. Por, me përpjekje të mëdha, i gjithë dokumentacioni i duhur u përpunua me kohë dhe Prishtina mbylli afatin me tre futbollistë të rinj, dy prej tyre, më së të nevojshëm për skuadrën.

-Advertisement-

Arago Jamal e Shqiprim Taipi nuk janë emra të panjohur, ndërsa braziliani Freitas ishte zgjedhja e fundit pas provave duke mos dashur të rrezikohej dhe t’i lihej rasti lëndimeve eventuale në vijën e sulmit, me çka skuadra është përballur shumë në dy vitet e fundit.

Por, po ashtu, edhe vija e mesfushës po përballet me lëndime të paparashikuara dhe ka vështirësuar pozitën e shtabit teknik. Dhe, një futbollist me cilësitë e treguara në futbollin tonë, Arago dhe Taipi në futbollin maqedonas, përmbushën kërkesën që kishte kryetrajneri Josa.

Kënaqësi që janë pjesë e klubit kanë shprehur edhe tre futbollistët.

“U ktheva sërish në futbollin e Kosovës sepse mendoj se mund të përfundoj atë çfarë kisha nisur pak vite më herët dhe që nuk e përfundova. Ndërsa, siç e kam thënë edhe në intervistat tjera, tani Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA dhe gjithçka tani shkon në rrugë profesionale dhe është mundësi e mirë e çdo futbollisti të vije në klubet e Kosovë që t’i tregoj cilësitë dhe vlerat që ka. Pra, kampionati i Kosovës tani e ka mundësinë të iu ofroj sidomos të rinjve perspektiven e ngjitjes më lart në futboll.

Po ashtu kanë bërë edhe njohjet e mija me disa futbollistë, raportet me kryetarin e klubit që të jem pjesë e Prishtinës dhe kampionati i Kosovës do të jetë sërish mundësi e mirë e eksplorimit tim. Ndërsa shokët e futbollit nga Gana që janë në Prishtinë më bëjnë të ndjehem edhe më komod dhe sa më shpejt të përshtatëm sërish e kjo është më e rëndësishmja që të jem sa më i lumtur dhe i vullnetshëm për punën sa më të mirë që duhet bërë dhe të gjithë të jenë të kënaqur me përformancën time”, ka thënë futbollisti që mund të luaj në dy-tre pozicione, Jamal Arago.

“Isha shumë i kënaqur kur mora vesh se më kërkonte Prishtina, për arsye se është klub shumë i trofeshëm në Kosovë dhe po ashtu të gjithë bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë. Po ashtu edhe dje kalova shumë mirë në testin e ndeshjes pavarësisht se fituam 3:0. Pra, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Prishtinës dhe të arrijmë objektivat e klubit e më kryesorja dihet që është titulli i kampionit”, tha mesfushori i lindur në Tërnoc të Bujanocit. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera