Rozë

Fjolla Morina bën publike koleksionin e ri të veshjeve

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 02 February 2018

Fjolla Morina ka qenë shumë aktive gjatë muajve të fundit në muzikë.

Ajo pati një paraqitje të mirë në festivalin “Kënga Magjike 2017”, ndonëse nuk arriti të kualifikohet në finale.

Këngëtarja e njohur bën gjithmonë kujdes në përzgjedhjen e veshjeve për paraqitjet e saj, për të cilat konsultohet rregullisht me stilistin e saj, Mr.Rex.

-Advertisement-

Por tani do të jetë Fjolla Morina ajo e cila do të publikojë koleksionin e saj të parë të emëruar ‘FM’. Me të ka bashkëpunuar edhe Mr. Rex.

Fjolla duket se po hap së fundmi edhe linjën e saj të re me veshje në Tiranë.

Por bashkëpunimi mes Fjollës dhe Mr. Rex vazhdon edhe për Shën Valentin në eventin e titulluar “FM”, emërtim që përmban inicialet e këngëtares.

Ata do të marrin pjesë në një event që pritet të zhvillohet në hotel “Plaza” në kryeqytet më datën 9 shkurt dhe ku do të prezantohen me një sfilatë mode për fustane të mrekullueshme dhe kostume meshkujsh.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera