Lajme

Osmani takoi Senatorin italian, Ludovico Sonego

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 01 February 2018

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, takoi sot Senatorin italian,  Ludovico Sonego.

Kryetarja Osmani,  pasi e falënderoi Senatorin për vizitën, e njoftoi atë për aspekte nga fushëveprimtaria e  Komisionit, me theks të veçantë për angazhimet  që ndërlidhen me diplomacinë parlamentare.

Me këtë rast, bashkëbiseduesit u angazhuan  për fuqizimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ndërkaq,  rëndësi e veçantë gjatë këtij takimi, i është kushtuar iniciativës parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.

-Advertisement-

Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit Osmani dhe Senatori Sonego vlerësuan se,  kjo iniciativë është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

Në fund të takimit, Senatori Sonego, shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit italian për të mbështetur  edhe më tej Kosovën në agjendën e saj  evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera