KQZ-ja lanson ueb-faqen e re
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 01 February 2018
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënoi për të gjashtë herë me radhë Ditën Globale të Zgjedhjeve.
Me rastin e kësaj dite, në një ngjarje solemne u lansua ueb-faqja e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes së cilës synohet që publiku të arrijë më lehtë tek informacionet që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin drejtues të institucioneve të ndryshme dhe përfaqësues të shoqërisë civile, foli kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.
Ajo tha se “përmes shënimit të Ditës Globale të Zgjedhjeve duam të shprehim përkushtimin tonë si institucion se do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, në realizimin e të drejtës themelore të demokracisë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”.
Ajo shtoi se produkti i sotëm, ueb-faqja e re e KQZ-së, nuk është vetëm një dizajnim më i bukur në krahasim me faqen e kaluar, por është një përkushtim thelbësor për avancimin e transparencës dhe mundëson çasje më të lehtë në informacione për qytetarët/votuesit, subjektet politike, shoqërinë civile, etj.
Prezantimi në detaje i përmbajtjes së ueb-faqes së KQZ-së u bë nga Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve që nga viti 2013.
Çdo të enjte të parë të muajit shkurt, KQZ-ja organizon aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj dite. Përveç lansimit të ueb-faqes, Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve kanë mbajtur takime me maturantë ku është diskutuar për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjëve në zgjedhje.
Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete që nga viti 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me Zyrtarët e Zgjedhjeve në Hungari.
Nëpërmjet kësaj konference ata dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën.
Të tjera
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...