Rozë

Kim Kardashian apo Paris Hilton?

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 01 February 2018

Kim Kardashian është femra më e pëlqyer në botë përsa i përket formave të saj fizike të cilat i ekspozon gjithnjë e më shumë.

Pikërisht për këto forma fizike ka shumë vajza të cilat dëshirojnë të duken si Kim. Por jo vetëm vajza të thjeshta, por edhe VIP-t tashmë dëshirojnë ti ngjajnë Kimit.

Një prej tyre është miliarderja Paris Hilton e cila është përzgjedhur pikërisht nga bashkëshorti i Kimit, Kanye West i cili duket ka bërë audicione për të gjetur sozitë e bashkëshortes dhe për t’i veshur njësoj si ajo.

-Advertisement-

Askush nuk do ta kishte menduar që e përzgjedhura do të ishtë pikërisht Paris, e cila u shfaq me të njëjtën ngjyrë flokësh si Kim, të gjata dhe bjonde, dhe me veshjet Yeezy Season 6, duke u bërë pjesë e fushatës publicitare të markës së reperit.

Edhe pse më e gjatë se Kim por edhe me forma fizike më pak të theksuara, realisht Paris Hilton ngjason shumë me bukuroshen 38-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera