Haradinaj premton rritje të pagave për mjekët (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 01 February 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket që do të ia kthej shpinën për pak kohë KEK-ut.
Të enjten u takuan kryeministri Haradinaj dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismailin dhe drejtues të tjerë të institucioneve shëndetësore, transmeton Infokusi.com.
Gjatë këtij takimi u diskutua për obligime ndaj punëtorëve shëndetësorë, pagat për mjekët dhe përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme.
“Është mbajtur sot takimi mobilizues për gjendjen në shëndetësinë e vendit, takim ky i iniciuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bashkëveprim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore.
Gjetja e formave më të mira të financimit, avancimi i ligjeve aty ku është e nevojshme, si dhe menaxhimi më efikas në të gjithë sektorin shëndetësor ishin pikënisja e këtij mobilizimi.
Kryeministri Haradinaj tha se nuk është në interes të Qeverisë ikja nga obligimet që ka ndaj punonjësve shëndetësorë, qoftë për paga të dinjitetshme për mjekët dhe të gjithë sektorët, qoftë në buxhet, apo në përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme.
“Jemi të interesuar për rolin tonë në sektorin e shëndetësisë, cila është pjesa jonë, cilat janë detyrat tona dhe si mund të jemi në funksion të përmirësimit të gjendjes në shëndetësi”, tha kryeministri, duke i vlerësuar mjekët dhe personelin shëndetësor heronj të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmendi zotimet për shtimin e investimeve në infrastrukturë, shtim të resurseve dhe pagave si dhe sistemin e ri të blerjes së barnave.
U.d. i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, tregoi hapat konkret që janë ndërmarrë për ofrimin e shërbimeve 24 orë në disa sektorë, përfshirë edhe Institutin Onkologjik, zvogëlimin e listës së pritjeve për barna, koordinimin e spitaleve regjionale, programet për trajnimin e stafit të infermierisë dhe mjekëve.
Në këtë takim që ishte i pari i kësaj nisme mobilizuese u përmend nevoja për hartimin e një rregulloreje që do të rregullonte mënyrën e trajtimit të pacientëve në disa nga spitalet rajonale e disa në QKUK, koordinimi i shërbimeve emergjente në nivel vendi, kategorizimi i pagave dhe nevoja e një menaxhimi më të mirë të buxhetit shëndetësorë. “/INFOKUSI
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...