Lajme

Profesori i drogës i arrestuar sot, i biri i biznesmenit të njohur në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 31 January 2018

Një të arrestuarit e sotshëm nga Policia e Tiranës në kuadrin e një operacioni anti-drogë të koduar si “Profesori” u arrestua edhe Gazment Gazheli, 46 vjeç, personi që njihet pikërish me këtë pseudonim.

Ai ka qënë i dënuar dhe më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve por edhe dhunë në familje. Ai është arrestuar në dhjetor 2008 për rrahjen e bahskëshortes. Aktiviteti i tij i shitjes së drogës, kryesisht kokainë, ushtrohej në zonën e “Brrylit, Ali Dem dhe Shkozë

Gazmend Gazheli është djali i Petrit Gazhelit, ndryshe ‘Tit Gazhelit’, biznesmenit të konfeksioneve nga Turqia, të marrë peng në vitin 1998. Babai i tij në fund të vitit 1998 u mor peng teksa udhëtonte me makinë nga Tirana në Elbasan; ai u ndalua në mes të rrugës dhe u rrëmbye nën kërcënimin e armëve. Familjen e tij e “gjobitën” me 2 milion USD, por ajo pagoi vetëm 400 mijë USD për lirimin e tij. Policia e arrestoi por nuk u dhanë detaje se si ndodhi dhe kush ishin pengmarrësit.

-Advertisement-

Petrit Gazheli u arrestua në Greqi më pas se në kamionin me mallra që i vinte nga Turqia iu gjetën 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 18 vjet burg në Greqi dhe pas peripecish, pjesën tjetër të dënimit e kreu në Shqipëri. Ai fitoi edhe nga faljet e tashmë ndodhet i lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera