Tahiri: Realizimi i të drejtave pronësore ndikon në reformimin shoqëror
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 28 January 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në realizimin e të drejtave pronësore për të gjithë qytetarët pa dallim, ashtu siç e përcakton rendi demokratik, pasi realizimi i të drejtave pronësore do të ketë ndikim thelbësor në reformimin e përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik në Republikën e Kosovës.
Ai sot ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga projekti i USAID për të Drejtat Pronësore me studentët nga universiteti publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka ftuar studentët dhe të gjithë për përfshirje dhe kontribut aktiv.
“Kuadri akademik edhe studentët, duhet të ndikojnë në vetëdijesimin e përgjithshëm që ndryshimet në kontekst të barazisë në të drejtat pronësore të kuptohen dhe pranohen si reforma për të mirën tonë të përbashkët. Isha pozitivisht i befasuar me interesimin dhe pyetjet nga shumë studente dhe studentë lidhur me punën tonë në këtë drejtim.
Unë shpresoj se janë ndarë të kënaqur jo vetëm Blerta, Alfredi, Vjosa, Lisa dhe Qëndrimi, që ishin disa nga ata që bënë pyejte, por edhe të gjithë të tjeret që me interesim të lartë e përcillnin këtë punëtori. Fuqizimi i sundimit të ligjit mund të arrihet vetëm atëherë kur forcohet sistemi i drejtësisë në sektorin e të drejtave pronësore”, ka shkruar ai në facebook.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...