Lajme

Deputeti i VV-së: Do kalojnë këto turbullira dhe do shihet fytyra e vërtet e secilit!

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 27 January 2018

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka folur për kryetarin e ri të partisë, Albin Kurti, zhvillimet e fundit si dhe të ardhurat e tij.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se turbullirat e kohëve të fundit do të kalojnë dhe do të shihet fytyra e secilit.

Rexhaj ka thënë se më i pasur ishte si kuvendar se sa tani si deputet i Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë i Rexhajt:

Ta quash Albinin politikan ordiner është edhe dashakeqësi, edhe tendenciozitet. Për arsye se VETËVENDOSJE! dhe Albini vetë, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë rutinore e politikave demagogjike të PDK-së, LDK-së dhe subjekteve tjera politike të cilat kanë operuar pa program politik, pa alternative dhe e kanë përsëritur veten në organizim.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, edhe Albini, edhe deputetët dhe përfaqësuesit tjerë publik kanë qenë dhe do të jenë plejada më e përgatitur intelektualisht, ata të cilët kanë ndalur dhe do të ndalin projekte të dëmshme për Kosovën. Ne, edhe Albini, nuk kemi përfaqësuar politikën makiaveliste, të përfitimeve dhe përmes saj të pasurimit ordiner siç kanë bërë përfaqësues të partive tjera.

Duke qenë në VETËVENDOSJE! që nga fillimi i saj, për një gjë ua garantoj, jo vetëm unë, por shumë si unë, jam më i varfër duke punuar në pozicione të ndryshme përfaqësuese. Madje, jam më i varfër tash si deputet, sesa kur kam qenë kuvendar. Për këtë është edhe deklarimi i pasurisë zyrtare, sepse një sasi të konsiderueshme të parave tona ne i kemi lënë në aktivitet tona politike, të cilat edhe si aktivitete nuk janë ordinere.

Këto turbullira do të kalojnë dhe më pas do të shohim fytyrën e atyre të cilët nuk duan të shohin të gjallë një VETËVENDOSJE!

Për këtë muajt në vazhdim do të tregojnë kur edhe përmes demokracisë tek qytetarët do të matemi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera