Lajme

Policia gjermane shpërndan protestën e kurdëve

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 27 January 2018

Policia gjermane shpërndaji sot një protestë të rreth 20000 kurdëve në Këln, të cilët demonstronin kundër ofensivës turke në Siri.

Protesta është shpërndarë për shkak të tensionimit të saj dhe pranisë së simboleve të shumta të PKK-së, të ndaluara në këtë shtet.

“Një numër i konsiderueshëm manifestuesisht valëvitnin flamuj të ndaluar me imazhin e Abdullah Öcalan, kreut historik të PKK-së, ndërsa disa të tjerë parakalonin të maskuar”, u shpreh zëdhënësi i policisë lokale, i intervistuar nga media.

-Advertisement-

Dy persona u arrestuan dhe u raportua identiteti i një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësish në tubim, sipas policisë.

Organizata PKK është klasifikuar si terroriste nga ana e Turqisë dhe aleatët e saj perëndimore dhe e ka të ndaluar shfaqjen në publik të simboleve në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera