Rozë

Albani viziton fansen e sëmurë, ja çfarë mesazhi emocional i jep (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 27 January 2018

Sidrit Bejleri dhe Alban Skënderaj i kanë vizituar dy fanse të sëmura dhe u kanë dërguar dhurata, ndwrsa ato janë emocionuar tej mase me prezencën e tyre.

Ndërkohë që Sidorela dëgjonte me kufje në iPad hitin e Albanit me Miriam Canin, “Dhurata”, prapa saj është shfaqur këngëtari duke ia mbyllur sytë, ndërsa vajza e ka njohur nga zëri dhe e ka përqafuar mes lotësh.

Natyrisht se edhe vet këngëtari është emocionuar në ato çaste dhe ka biseduar me fansen e tij, e cila vazhdonte të thoshte se nuk i besohej që kjo po ndodhte në të vërtetë.

-Advertisement-

“Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymëzim! Faleminderit që më tregove, ashtu si motra jote Aisha që forca e dashurisë dhe mirësisë mposht çdo të keqe dhe fiton mbi çdo pengesë!

“Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, për kurajën, buzëqeshjen dhe shpirtin tënd të pastër”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Sidorela, e cila është e paralizuar, është një fanse e madhe e Albanit, ndërsa ka thënë se muzika dhe tekstet e tij ia qetësojnë dhimbjet shpirtërore dhe fizike.

Ndërkohë, gjatë pranisë së Skënderajt në dhomën e saj, këngëtari dhe Sidorela kanë kënduar bashkë hitin “Dhurata”.

“Aisha, Aicha ecoute moi! Ja dhe dueti i parë me Alban Skënderaj u bë”, ka shkruar Sidriti në një postim, ku ka pozuar me motrën e Sidorelës, Aishën.

E gjitha ka ndodhur në kuadër të emisionit Shqiptarët për Shqiptarët që ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit në nevojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera