Lajme

Arrestohen dy persona në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 24 January 2018

Policia në Mitrovicë ka arrestuar sot pasdite dy persona të dyshuar për veprën penale ‘kanosje ndaj personit zyrtar’.

Rasti i kanosjes është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtari policor ishte duke komunikuar me të dyshuarit për një kundërvajtje në trafik, me ç’rast dy të dyshuarit në shenjë pakënaqësie kanë kanosur zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Dy të dyshuarit S.K., 39-vjeçar dhe G. K., 20-vjeçar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të rastit janë liruar për procedurë të rregullt . Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘kanosje’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera