Lajme

Policia me të arritura në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 23 January 2018

Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë, ka prezantuar sot raportin e punës për vitin 2017, me ç’rast morën pjesë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, komandanti i Stacionit Policorë në Jug Ahmet Xhosha, zv.drejtoresha Rajonale , Nënkolone Afërdita Mikullovci si dhe zyrtarë të lartë të Policisë

Komandanti i Stacionit Policor në Jug , kapiteni Ahmet Xhosha, fillimisht falënderoj kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e mirëfilltë që kanë pasur gjatë tërë kësaj kohë, ku theksoj më pas se duke u bazuar në rezultatet e arritura që janë inkurajuese, mund të them lirshëm që policia e Stacionit Jugor i ka kryer ashtu si duhet detyrat e parapara me planin e punës dhe se të gjithë treguesit flasin se janë arritur suksese më të mira në krahasim me vitin paraprak”, theksoj Kapiten Xhosha.

Në anën tjetër Toger Fitim Zahiti , duke folur për detajet e raportit, citoj se numri i përgjithshëm i rasteve kriminale në vitin 2017, ka shënuar rënie për 6.3 për qind më pak në krahasim me vitin paraprak, ai i veprave penale prej 3.5 për qind, ndërsa ai i veprave penale kundër pasurisë ka shënuar rënie për 5.5 % më pak.

-Advertisement-

Po ashtu Toger Zahiti, bëri të ditur se edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2017 është zvogëluar për 10.6 % për qind më pak në krahasim me vitin paraprak.

Vlen të theksohet në veçanti, se per 5 vitet e kaluara numri i përgjithshëm i rasteve te paraqitura ka pasur zbritje për 44.1 %.

Në fjalën e tij kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka thënë se është tejet i lumtur që po merr pjesë në një takim kaq të rëndësishëm ku të dhënat e paraqitura tregojnë qartë për një efikasitet dhe punë jashtëzakonisht të mirë të Stacionit Jugor të Policisë në Mitrovicë.

“Është kënaqësi të gjendesh në mesin e policëve që kanë bërë punë të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendi dhe të qetësisë publike. Unë mund të them lirshëm se kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ditor me komandantin e stacionit, kapitenin Xhosha, po ashtu ne kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me qytetarët e Mitrovicës në mënyrë që të parandalojmë tensionet apo incidentet e ndryshme, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, pra të qytetarëve, pushtetit lokal dhe policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, ku kanë bërë që Mitrovica të jetë njëri ndër qytetet me siguri të lart në Republikën e Kosovës” tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Në anën tjetër zv. Drejtoresha e Policisë rajonale të Mitrovicës, Nënkolonel,Afërdita Mikullovci, theksoj se nga të dhënat e publikuara shihet çart se objektivat e policisë janë arritur në vitin 2017 dhe kjo është me të vërtet për tu vlerësuar.

“Puna jonë shihet vetëm nga rezultatet konkrete, të cilat në vitin 2017 janë evidente dhe inkurajuese. Zbulueshmëria e aktiviteteve kriminale prej 70.1 % tregon efikasitetin ton ,prandaj qytetarët e Mitrovicë besoj se janë të kënaqur me këtë punë”, tha ndër të tjera zv.Drejtoresha e Policisë rajonale të Mitrovicës, Nënkolonel,Afërdita Mikullovci.

Në fund, kryetari Bahtiri, drejtorit Thaçi dhe komandantit Xhosha,iu dha mirënjohje për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe punën e shkëlqyer te tyre , po ashtu mirënjohje ndau edhe drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë për disa zyrtarë të lartë të këtij Stacioni Policorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera