Droga nga Shqipëria në Greqi, 9.3 tonë hashash gjatë vitit 2017
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 23 January 2018
Autoritet policore greke të rajonit të Epirit, zona kufitare me Shqipërinë, njoftuan se gjatë vitit 2017 kanë sekuestruar më shumë se 9 tonë kanabis.
Autoritet greke e konsiderojnë këtë sasi një ndër më të mëdhatë e sekuestruara për rajon në Europë. Policia greke thotë se viti 2017 ka qenë mjaft i ngarkuar për nga intensiteti i aksioneve për bllokimin e kanabisit.
Sasitë e bllokuara ndër vite kanë ardhur duke u shtuar. Në vitin 2015, në zonën e Epirit u ndaluan rreth 600 kg kanabis; në vitin 2016 u sekuestruan 3.5 tonë dhe në 2017-n plot 9.3 tonë.
Për parandalimin e kalimit të ngarkesave nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek u morën masa paraprake me shtimin e patrullave në zonën kufitare, pas informacioneve të marra në rrugë operative lidhur me sipërfaqet e mëdha të mbjella në Shqipëri. Sipas policisë greke, sasitë më të mëdha u sekuestruan në muajt shkurt, mars dhe qershor, ku sasia mujore e kalonte një ton, ndërsa në muajt e tjerë sasia e sekuestruar varionte rreth 500-700 kg.
Kryesisht sasitë e drogës kalohen me kafshë nëpërmjet kufijve, e pasi magazinoheshin në pika të caktuara, ngarkoheshin në vetura dhe furgonë dhe në vazhdim dërgoheshin në kryeqytetin e vendit, Athinë.
Më shumë se 150 vetë, shumica shqiptarë, janë ndaluar gjatë aksioneve për bllokimin e lëndës narkotike, ndërsa veç kanabisit, në rrjetën e policisë ranë edhe 4 kg heroinë si dhe sasi kokaine, vaji kanabisi, armë dhe dhjetëra automjete dhe furgonë të përdorur nga trafikantët.Ndërkohë që autoritetet greke thonë se kjo sasi është vetëm një pjesë e asaj që u sekuestrua në të gjithë Greqinë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...