Sport

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi flet para nisjes në Antalia

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 23 January 2018

Në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares U -19 të Kosovës, e cila është kualifikuar për rrethin elitë të Kampionatit evropian, FFK-ja ka organizuar një fazë përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, shkruan infokusi.

Për këtë qëllim Kombëtarja U-19 ka udhëtuar sot drejt Antalias, ku do të qëndrojë deri më 29 janar dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë tri ndeshje të ashtuquajtura kontrolluese me Azerbajxhanin dhe Kazakistanin.

Para nisjes për Turqi përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh: ”Këtë fazë përgatitore do ta shfrytëzojmë maksimalisht për të përmirësuar ato gabime që i kishim gjatë ndeshjes parakualifikuese në Austri si dhe të rrisim edhe më shumë pikat pozitive dhe ndërlidhjet mes reparteve dhe në rrethin elitë të jeni rival të denjë”. /INFOKUSI.COM

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera