Lajme

Reshitaj: Rugova shkoi për të mos vdekur kurrë

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 21 January 2018

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka përkujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

Ajo ka thënë se duke kujtuar sakrificën e tij ne kemi përgjegjësi që të punojmë për zhvillim të vendit tonë.

Postimi i plotë në Facebook:

-Advertisement-

Në janarin e ftohtë Kosova humbi demokratin, liderin paqësor, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Rugova shkoi për të mos vdekur kurrë, jeta dhe vepra e tij mbajnë emrin Liri, Pavarësi e Demokraci, për të cilat ai punoi tërë jetën.

Ai armë kishte penden, ai nuk frikësohej sepse ishte i ditur dhe ishte i bindur që Kosova do të pavarësohej.

Urtësia dhe mençuria e tij për t’i zgjidhur problemet në menyrë paqësore mbetet shembull për të gjithë lideret botërorë. Kjo ishte edhe armë e fortë për të fituar mbeshtetje nderkombëtare për Kosovën.

Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush i Riu, me rastin e vdekjes së Rugoves ka thënë: “Shtetët e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova, humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e gjithë botës”.

Ne kemi përgjegjësi që të punojmë për zhvillim të vendit tonë duke kujtuar sakrificen e tij.

Lavdi jetës dhe vepres së presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera