Lajme

Presidentit s’i “trokasin në derë” homologët

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 21 January 2018

Një ceremoni madhështore e paparë ndonjëherë në Kosovë qe organizuar me 8 prill të vitit 2016.

Gjithçka ishte bërë me synimin që inaugurimi i presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, të ishte historik, shkruan AktivPress.

Ish- drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas një beteje të gjatë politike po ngjitej në postin më të lartë të shtetit.

-Advertisement-

Qe emocionuar edhe vet  kur “nën hijen” e shtatores së Skënderbeut në sheshin qendror të Prishtinës mbajti fjalimin e parë si kryetar shteti.

I pati treguar bashkëshortes Lumës, djalit Endritit, nënës, babait por edhe të gjithë të pranishmëve se dikur në atë shesh, kishte demonstruar për liri dhe të drejta demokratike.

Do të kishte pasur dëshirë që fjalimin e tij ta dëgjonin edhe burrështetas të huaj, por aty, pos presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe presidentit shqiptar, Bujar Nishani, nuk kishte homologë të tjerë, ani pse të shumtë kishin qenë ata që qenë ftuar.

Kolinda nuk u kthye në Kroaci pa shkuar në Presidencë, thjeshtë për t’ia uruar  marrjen e detyrës së të parit të shtetit, por në atë zyrë më nuk shkeli homologë tjetër, pos atyre shqiptarë.

Për rreth dy vjet mandat, Thaçi ka pritur në zyrën e tij vetëm ish- presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin dhe presidentin aktual, Ilir Meta.

Të gjitha takimet që ka zhvilluar brenda në Presidencë përgjatë kësaj periudhe kanë qenë të rangut më të ultë se të presidentit.

Ka pritur zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, të Bashkimit Evropian, ministria të Jashtëm të shumë vendeve, përfaqësues të organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtar, njerëz të profileve nga më të ndryshme, por jo edhe president.

Me ta, duart i ka shtrënguar vetëm jashtë shtetit.

Ai ka takuar presidentin amerikan e presidenten kanadeze, presidentet e Ballkanit Perëndimor, shumë president të shteteve të Evropës Perëndimore, të Azisë, Afrikës e të Amerikës Latine, por asnjëri nga ta nuk  i ka trokitur në derë deri më sot.

Nuk mund të thuhet se në Kosovë nuk kanë shkelur president të huaj e që nuk janë takuar fare më të. Është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ai që hynë e del nga ky vend pa kaluar fare kah Presidenca e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera