Lajme

Me gjoba të larta, Policia tenton t’i ulë aksidentet

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 21 January 2018

Gjoba shumë të larta është duke aplikuar Policia e Kosovës ndaj çdo personi që thyen rregullat në komunikacion.

Aplikimi i këtyre gjobave ka filluar nga 1 janari i këtij viti. “Qëllimi ynë për zbatimin e ligjit të ri për trafikun rrugor është krijimi i një sigurie më të madhe në trafik”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Ne kemi parë se vitin e kaluar janë rritur aksidentet me fatalitet, andaj kemi marrë masa për ta ndryshuar situatën”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Që nga një janari Policia e Kosovës ka shqiptuar 15,092 gjoba bazuar në rregullat e reja të komunikacionit rrugor, prej tyre 14,230 persona janë dënuar deri në 500 euro.

Në gjashtë raste policia ka shqiptuar gjoba deri në 1000 euro, ndërkohë që në 856 raste shkelësit e rregullave të komunikacionit policia i ka dërguar në gjykatë.

Policia thotë se 214 personave i u është ndaluar drejtimi i automjeteve. Mbi 500 ngasës kanë pësuar nga heqja e pikëve pasi ata kishin shkelur rregullat e parapara me ligjin për trafik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera