Rozë

Nga luksi i tepërt, Fjolla Morina lan duart me shampanjë në diskotekë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 20 January 2018

Këngëtarja Fjolla Morina bëhet gjithnjë pjesë e mediave rozë.

Përveç projekteve muzikore, ajo shpesh bie në sy edhe për jetën e saj private.Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat publikon çdo herë imazhe nga jeta e saj.

-Advertisement-

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi dhe video në InstaStory, nga një mbrëmje festive që ka kaluar në një diskotekë.

E veshur me fustan të bardhë dhe flokë prej biondeje, ajo dukej tejet atraktive dhe tërheqëse.

Fillimisht, ajo publikoi një imazh të një prej rojeve të sigurisë, të cilin e quante rojen e saj personal, ndërsa thoshte se e ka marrë për shkak të fansave.

Më pas, Fjolla ka ndarë me fansat edhe disa video të tjera, ku shfaqet duke larë duart e saj me shampanjë.

Në mbishkrimin e videos, Morina shkruan me ironi se kinse në mungesë të ujit, ka shfrytëzuar shampanjën e shtrenjtë në diskotekë për të larë duart.


 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera