Lajme

BE mirëpret gatishmërinë e Prishtinës dhe Beogradit për vazhdimin e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 18 January 2018

Bashkimi Evropian ka përshëndetur dakordimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksadnar Vuçiq për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes të dy palëve për hetimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanonviqit.

Zëdhënësja e përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciq, ka thënë për Tanjug se mirëpret komunikimin më mes dy presidentëve.

“BE mirëpret komunikimin telefonik në mes dy presidentëve dhe marrëveshjen e tyre për të vazhduar dialogun e ndërmjetësuar nga  BE-ja për të normalizuar më tej marrëdhëniet. Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialog është detyrim i të dyja palëve. Një gjë e tillë është vendimtare edhe për shpejtësinë me të cilën do të përparojnë dy vendet në rrugën evropiane”, ka thënë  Kocijançiq.

-Advertisement-

Duhet shtuar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë kishte për të filluar të martën por u ndërpre për arsye të vrasjes së Ivanoviq, meqë rast përfaqësuesit e të dy shteteve u detyruan të ktheheshin prapa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera